Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, e pyetur se a është e shqetësuar Qeveria e re për ndikimin rus në Maqedoni, u përgjigj se prioriteti i saj është që të arrihen dhe të ndërtohen marrëdhënie me vendet tjera.
“Megjithatë, porosia jonë për ata, duke e përfshirë edhe Federatën Ruse është se edhe pse jemi të interesuar të kemi marrëdhënie të afërta bilaterale, vendimet strategjike deri në fund do të vijnë nga institucionet dhe qytetarët e Maqedonisë”, tha ajo.
“Kyçja drejt NATO-s dhe BE-së është qëllimi ynë bazë në konsensusin më të gjerë në vend dhe këto çështje janë zgjidhur, ndërsa do të vendosin vetëm qytetarët e vendit”.