Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi realizoi takim pune me
ambasadoren e Zvicrës në Shkup, Sibile Suter Tehada.
Siç thuhet në kumtesë, ministri Bekteshi gjatë takimit ka theksuar se Zvicra është një partner shumë i rëndësishëm tregtar për Maqedoninë, edhe pse në tre vitet e fundit nuk është përfshirë në listën e top
20 vendeve që janë partnerë të fuqishëm tregtar të Maqedonisë, që është arsye më shumë për të punuar në përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Bashkëpunimi tregtar midis Maqedonisë dhe Zvicrës zhvillohet mbi bazën e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të vitit 2000, me të cilën produktet industriale nga Maqedonia eksportohen lirshëm, respektivisht pa doganë.
Bekteshi shprehu mirënjohjen për Ambasadën e Zvicrës dhe ambasadoren Tehada për mbështetjen përmes projekteve të cilat i realizon në fushën e turizmit dhe të hotelerisë, që janë rezultat i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve