SHKRUAN: Minur Asani
-Je kundër librit shqip.
-Kundër literaturës Islame.
-Kundër librave shkollorë. –
Kundër lektyrave për fëmijë.
-Kundër konvikteve për nxënës dhe studentë.
-Kundër edukimit të mijëra nxënësve dhe studentëve.
-Kundër kurseve për gjuhë të huaja.
-Kundër edukimit të femrës shqiptare.
-Kundër bursave për nxënës dhe studentë.
-Kundër studimit të qindra studentëve shqiptarë në vende të ndryshme.
-Kundër ndihmave të mijëra jetimëve.
-Kundër qendrave të civilizimit, kulturës, shkencës.
-Kundër televizionit nacional shqiptar.
-Kundër revistave nacionale shqiptare.
-Kundër ngritjes dhe vetëdijes së kulturës shqiptare.
-Kundër ndërtimit të shkollave, xhamive, spitaleve, univerziteteve të cilat janë ndërtuar me ndërmjetësimin e Adnan Ismailit qoftë brenda apo jashtë shtetit. Krejt këto që i ceka janë gjëra që unë i di dhe i kam përjetuar këto dhjetë vite ku kam qenë pjesë aktive e këtyrë organizimeve ku ndjehem krenar dhe i lumtur që jam pjesë e këtyre aktiviteteve, gjurmët e këtyre veprave sot janë prezent kudo, edhepse ka shumé e shumé aktivitete, institucione që unë nuk i di. Krejt në fund nëse mer guximin të flasish kundër dikujt shtrohet pyetja cilat janë veprat tua?