Një delegacion qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri
Zoran Zaev sot qëndron për vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë.
Pritja solemne do të mbahet në pllajën para ndërtesës së institucioneve të përbashkëta të BeH pas çka vijon takim i delegacionit të Maqedonisë me anëtarët e delegacionit të Këshillit të ministrave të
BeH.
Pas takimit, sipas informacioneve nga Shërbimi për informim të Këshillit të ministrave të BeH, janë planifikuar deklarata të Zaevit dhe kryetarit të Këshillit të ministrave të BeH, Denis Xvizdiq.
Në përbërjen e delegacionit të Maqedonisë janë edhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski, ministri i Kulturës Robert Allagjozovski dhe ministri i Angazhuar për Diasporën Edmond Ademi.
Në suaza të vizitës është paraparë të nënshkruhet Memorandum për mirëkuptim mes Ministrisë së
Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Maqedonisë dhe Ministrisë të Tregtisë së Jashtme
dhe Marrëdhënieve Ekonomike të BE-së, si dhe nënshkrim i Programit për bashkëpunim kulturor mes Ministrisë së Kulturës të Maqedonisë dhe Ministrisë së Punëve Civile në BeH.
Sipas agjendës është paraparë pasdite në Rotmile kryeministri i Maqedonisë së bashku me kryetarin e Këshillit të ministrave të BeH të vendos lule në memorialin e presidentit të Maqedonisë të vdekur
tragjikisht Boris Trajkovski dhe anëtarëve të delegacionit të tij.
Data 15.09.2025
Aktuale
- Humbi 1.000 dollarë në “piramidën online” XUEX, punonjësja e Bashkisë Divjakë tregon si ra pre e mashtrimit
- Aliu: Janë kryer 13 intervenime nga Ndihma e Shpejtë në Trubarevë, një person është transportuar në Klinikën për Toksikologji
- Maqedonia e Veriut dhe Turqia protokoll për bashkëpunim në fushën e shkencës, teknologjisë, inovacionit
- I dënuar me burgim të përjetshëm, Aldo Bare kërkon ulje dënimi në Gjykatën e Lartë
- (VIDEO) Pushteti paralajmëron hetime “të thella” për djegien e deponive
- Miqësia e përjetshme: Shtetet e Bashkuara dhe angazhimi për stabilitetin e Kosovës
- Kreu i SPAK, Dumani pret në takim zyrtar homologun e Serbisë, diskutohet bashkëpunimi kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe pastrimit të parave
- (VIDEO) Për dy ditë policia gjobiti 1549 persona, 844 për tejkalim shpejtësie