Thirrësi i takimit të liderëve të partivE parlamentare shqiptare, Vesel Mamedi, lidhur me mospjesmarrjen e Lëvizjes BESA në takimin e sotem, tha se nuk do të lejohet në asnjë moment që takimet të tilla të satanizohen nga ndonjë parti politike, apo nga dikush tjetër, shkruan Almakos.
Nga ana tjetër , Fadil Zendeli nga Lëvizja BESA, doli me qëndrimet se përse kjo Lëvizje nuk e ka pranuar këtë ftesë. Deputeti i Lëvizjes BESA ka thënë se nuk mund të marrin pjesë në një takim të cilin e organizon personi që pengoi bashkimin e opozitës shqiptare në vitin 2016, e gjithashtu e quajti Vesel Memedin argat të BDI-së.
“Vesel Memedi me këtë takim ka për qëllim t’i hedhë pluhur në sy opinionit nga devalvimi i deklaratës së përbashkët të partive shqiptare. Vesel Memedi nuk është personi adekuat që duhet të caktojë këtë takim pasi ai nuk është nënshkrues i platformës, por është Aleanca për Shqiptarët. ”- tha Zendeli nga Levizja BESA.
Me përjashtim të Levizjes BESA e cila nuk e pranoi ftesën, në takimin e sotëm të liderëve morën pjesë: lideri i BDI-së, Ali Ahmeti si dhe Sadulla Duraki, nga PDSH-së, Luan Tresi dhe Bardhyl Dauti, Gëzim Ostreni nga Uniteti, Surija Rashiti nga LR-PDSH, si dhe Vesel Memedi nga RDK, me nismë të të cilit organizohet takimi.
Sipas asaj që tha për mediat nikoqiri i këtij takimi, u bisedua për 5 pika.
Pika 1 – për miratimin e gjuhës shqipe jemi pajtuar dhe e njëjta është tani do të shkojë në Komisonin e Venedikut dhe paralelisht do të sillet edhe në Qeveri dhe Kuvend. Presim që Komisioni i Venedikut të sjellë vendim të shpejtë dhe të drejt për këtë çështje
Pika 2 – Këso mbledhje do të kemi përsëri, radhën tjetër do të takohemi me ftesë të kryetarit të partisë Uniteti, Gëzim Ostrenit.
Pika 3 – Së shpejti do të fillojnë negociatat për çështjen e emrit me Greqinë, kemi biseduar për çështjen e kyçjes së shqiptarëve në këto bisedime.
Pika 4 – Absolutisht të gjithë përfaqësuesit që ishin në mbledhje, e përkrahin për marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.
Pika 5 – Është diskutuar për dinamikën e të gjitha pikave të Deklaratës së partive shqiptare dhe implementimin e tyre në Qeveri. Deri më tani mirë shkon ai proces dhe mendojmë se deri në fund të gjitha pikat do të pranohen nga kjo Qeveri dhe ky Kuvend.
Megjithatë analistët, për mediat në vend, shprehen se Deklarata e partive politike shqiptare po zbehet apo po e humb kuptimin nga vet nënshkruesit e saj. Sipas tyre këto takime më shumë kanë për qëllim përfitimin e pikëve politike se sa zbatimin e saj,
Ky është takimi i dytë i përfaqësuesve të partive të bllokut shqiptar ku bisedohet për realizimin e deklaratës. Takimi i parë ishte me nismë të BDI-së para rreth një muaji, takim i cili gjithashtu u mbajt pa praninë e Lëvizjes BESA.
Evi Shkopi
Almakos.com