Gjykata e Apelit po shqyrton mundësinë për ta dërguar në paraburgim kryetarin e Gazi Babës, Toni Trajkovski, i akuzuar për rrënimin e objektit “Kozmos” të afaristit Fijat Canovski. Prokuroria Speciale ishte decide në seancën e hapur në këtë gjykatë, se Trajkovski doemos duhet të dërgohet prapa grilave pasi që ekziston rrezik real për të ikur nga shteti. Ata si argument e dhanë sjelljen e Trajkovskit i cili ka injoruar ftesat e PSP për marrje në pyetje dhe faktin që ai udhëton shpesh dhe se i kërcënohet një dënim i lartë, dhe kjo është mativ për të ikut. Por për më tepër, thanë se ai është në fund të mandatit si kryetar dhe kjo është argument shtesë se mund të ikë.
GAVRILL BUBEVSKI, PROKUROR
“Argumenti i Prokurorisë Speciale mbi të cilin e bazon kërkesën për paraburgim është se ai gjatë gjithë procedurës paraprake nuk e respektoi Prokurorinë Speciale dhe nuk iu përgjigj tri ftesave tona. Prandaj vlerësojmë se mënyra e vetme për ta siguruar prezencën e tij nuk është me vetëm këto masa të shqiptuara deri tani…”
Por, Trajkovski nuk u pajtua me këtë konstatim të Speciales. Madje tha se ai ka patur gatishmëri për bashkëpunim dhe do të vazhdojë të ketë pasi që është i sigurt në pafajësinë e tij pasi siç tha, gjatë gjithë mandatit të tij ka punuar në mënyrë profesionale. Ai tha se është vetë Canovski ai i cili ka punuar në mënyrë të paligjshme pasi ka tejkaluar kufijtë e paraparë në projekt për ndërtim.
TONI TRAJKOVSKI, KRYETAR I GAZI BABËS
“Kemi vepruar në mënyrë ligjore edhe kur i kemi fituar këto konteste por edhe vetë investitori e di dhe e ka ditur, dhe me vetëdije ka bërë veprën-ndërtim pa leje. Besoj se kjo do të jetë edhe një procedurë në të cilën do të dëshmojmë pafajësinë tonë. Deri tani për fat të keq nuk i kemi të gjitha provat që i ka prokuroria në mënyrë që të mund të përgjigjemi…Shpresoj se gjykata do ta vlerësojë se nuk kemi qenë të barabartë në procedurë pasi unë si i akuzuar nuk kam mundur t’i shoh provat”
Për momentin Trajkovskit ka mbetur pa pasaportën që tani e kërkon mbrapsht, por PSP insiston se jo vetëm pasaporta, por edhe paraburgimi janë mënyrat e vetme për t’u siguruar se Trajkovski nuk do të ikë nga drejtësia.
Avokatët e Trajkovskit pohonin se në këtë lëndë nuk ka prova të mjaftueshme ose dyshim të bazuar se i akuzuari e ka kryer veprën penale për çka akuzohet. Prandaj kjo është një motiv shtesë për të refuzuar të gjitha masat e sigurisë ndaj tij. Vendimi për paraburgim eventual pritet të dalë sot deri në fund të ditës ose nesër, pasdite. Ankesë pati edhe për inspektoren Elizabeta Najdovska e cila ka inspektuar dhe dhënë urdhrin për rrënimin e objektit dhe për disa të akuzuar në rastin “Tenderat”. Dje Gjykata e Apelit vendosi për paraburgimin e tre personave. Goran Grujovski, Nikolla Boshkovski dhe Toni Jakimovski duhej tashmë të ishin prapa grilave, por sipas interpretimit të Gjykatës së Apelit, vendimi nuk hyn në fuqi nëse ka ankesa që vijojnë dhe kjo u lë hapësirë të jenë të liri dhe të bëjnë përsëri veprat në bazë të të cilave është kërkuar paraburgimi.
Ferikan Iljazi Arifi
PSP kërkon paraburgim për Trajkovskin, ky thotë… by tvshenjaofficial