Dita e dytë e debatit në Komisionin për Financa dhe Buxhet në të cilin nuk u paraqit për fjalë asnjë deputet shqiptarë, Vlladanka Aviroviq nga Partia Socialiste kërkoi nga ministri i Financave, Dragan Tevdovski të sqarojë se përse pse planifikojnë ta ndryshojnë politikën tatimore dhe a është e vërtetë se do të rritet tatimi i pronës.
Duhet të pyeteni a duhet t’i korrigjoni. Nuk do të mund të arrini kuantum aq të madh të masës që fitohet që tani arrihet me tatime të thjeshta. Tatim progresiv i të ardhurave ndërsa do të ketë rritje edhe të tatimit të pronës. Më intereson me çfarë shkalle e parashikoni rritjen- tha Vlladanka Aviroviq, Partia Socialiste.
Jeni duke bërë analiza të sakta, ideja e shumicës është që të mbetet pagesa e njëjtë të tatimit të pronës, ndërsa më të pasurit të cilët kanë pasuri mbi 400.000 euro të paguajnë tatim më të madh të pronës. Ideja është nga Sllovenia ku tatimet e këtilla i ka rritur për 0,025 pikë procentuale ndërsa në programin e qeverisë qëndron se do të rriten për 0,01 pikë procentuale, meqë duam të jemi të matur- tha Dragan Tevdovski- ministër i Financave.
Nevenka Stamenkovska nga VMRO DPMNE tha se derisa LSDM-së i nevojiteshin vota përfaqësuesit e saj shkonin në Haraçinë dhe Hasanbeg, ndërsa në vapën më të madhe këta qytetarë i kanë lënë pa ujë.
Fjalimi i ministrit të hënën si dhe përgjigjet e djeshme, ishin populiste dhe larg nga fjalimi që duhet të arsyetojë në detaje të gjitha shkurtimet që janë në buxhet. Kolegët nuk ishin më ndryshe dhe tregonin përralla për fëmijë të vegjël, në vend që hollësisht të flasin për zhvendosjet me rishikimin- tha Nevenka Stamenkovska- VMRO DPMNE.
Së paku qëndrimet tuaja janë paushall dhe nuk përkojnë me gjendjen reale që dëshironi ta paraqitni këtu. Disa gjëra që ju i treguat nuk duhej t’i tregoni nga kjo foltore. Gjoja fjalimi i ministrit paska qenë populist. Ju lutem, doktor Dragan Tevdovski, doktori i parë më i ri me një titull të tillë i cili nuk ka asnjë njollë në karrierën e tij dhe të thoni se një ministër në Qeveri përralla për fëmijë të vegjël- tha Pançe Ivanov- LSDM.
Debati i përgjithshëm për rishikimin pritet të zgjas deri të premten, pas çka nga java e ardhshme do të kalohet në debatin me amendamente.
Verica Pavlovska