Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup duket se edhe për një kohë të gjatë do të ngelet pa kuadër të kompletuar. Edhe përkundër nevojës së madhe për ligjërues dhe staf akademik, në ribalansin e ri të buxhetit këtij universiteti i merën gjysëm million euro nga buxheti i paraparë për këtë vit dhe pjesa më e madhe shkurtohen pikërisht nga pagat dhe kompensimet.
Në buxhetin fillestar për këtë vit, për universitetin “Nënë Tereza” ishin paraparë mbi 116 milion denarë, ndërsa me ribalansin e fundit të Qeverisë, këtij universiteti i meren 35 milionë denarë apo 570 mijë euro. Pjesë më e madhe shkurtohen pikërisht nga mjetet që jepen nga buxheti shtetëror.
Nga gjithsej 81.870.000 denarë sa ishin paraparë t’i ndahen nga buxheti bazë, tani UNT-së i kanë ngelur vetëm 55.278.000, apo mbi 26 milion denarë, gjeqëisht 432 mijë euro. Pjesa tjetër 7.5 milion denarë apo 121.951 euro do t’i shkurtohen nga aktivitetet me vetëfinansim.
Në propozim ribalansin e buxhetit shihet që pjesa më e madhe e mjeteve janë shkurtuar nga grafa e pagave dhe kompensimeve.
Nga 60.520.000 euro sa ishin paraparë në buxhetin fillestar për pagat e profesorëve dhe të punësuarve në Universitetin “Nëna Terezë” në Shkup, me ribalansin e propozuar tani parashihen vetëm 27.428.000 denarë. Me këtë UNT-së i hiqen rreth 33 milion denarë apo 538 mijë euro nga buxheti i paraparë për pagat dhe kompensimet. Këto shkurtime në buxhetin e Universitetit Nëna Terezë vijnë në një kohë kur ky universitet nuk ka ende as objekt të siguar e as stafin e kompletuar akademik.
Këto shkurtime e bëjnë edhe më të pasigurtë fatin e këtij universitetin për të cilin pati dyshime që në hapjen e tij. Partitë opozitare, por edhe ekspert dhe njohës të kësaj lëmie ngritën dyshime se ky universitet i cili u themelua në prag të shpalljes së zgjedhjeve, është hapur me qëllime të përfitimeve politike nga partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim.
Këto zëra i përforcuan edhe më shumë emërimet e drejtuesve dhe ligjëruesve të përzgjedhur. Edhe përkundër zotimeve se universiteti “Nënë Tereza” nuk do të politizohet dhe se do të zgjidhet një rector ndërkombëtar, në krye të Universitetit erdhi Aziz Pollozhani, ish ministër, ish ambassador dhe ish deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim. Edhe në mesin e ligjëruesve figurojnë funksionarë dhe ish funksionarë të kësaj partie.
Arben Zeqiri /SHENJA/
Rishikimi i buxhetit, mbi gjysëm milion euro më… by tvshenjaofficial