Mungesa e ujt të pijshëm vazhdon të ngelet problem kyç i shumë vendbanimeve shqiptare. Fshati Sllupçan i Komunës së Likovës, është edhe një fshat tjetër që nuk e ka të instaluar ujësjellësin, duke i detyruar banorët të shërbehen vetëm me anë të bunareve që i kanë nëpër shtëpitë e tyre. Kështu çdo vit kur vjen sezona e verës dhe rriten temperaturat, puset shterren dhe banorët ngelin pa ujë të pijshëm dhe për nevojat shtëpiake.
QYTETARË:
“Për shkak të temperaturave shumë të larta, janë shterrur shumë puse, pasojat janë sepse ujësjellësin e kanë sjellur në fshatin Shllupçan, por ende rrjetin nuk e kanë futur nëpër shtëpi, për furnizimin e fshatit. Çdo vit kur rriten temperaturat në fshat, kemi probleme me ujin, puset shterren dmth është i pa zgjidhur ky problem”.
“Për ujësjellësin nuk kemi çfar të diskutojmë, sepse gënjejnë se kemi bërë ujësjellës, por nuk kanë bërë asgjë. Të gjitha janë gënjeshtra të partive politike për seknaret e veta, ndërsa në fakt fshatit Sllupçan i mungon uji gjithë shtëpive, jo një shtëpie, sepse kanë vetëm bunare. Edhe ato shterren tash edhe kanë shterrur shumica”.
Banorët e Sllupçanit ankohen se janë lënë pas dore nga institucionet, pasi shumë herë kanë kërkuar zgjidhje për këtë problem. Rrjeti i ujësjellëit sipas banorëve është sjellë deri në hyrje të fshaitit, po i njëjti nuk është instaluar brenda tij, që të mund banorët të furnizohen me ujë.
QYTETARË:
“Prej kësaj qeverie të Ali Ahmetit nuk ka asgjë, e tjetra ndoshta do të jetë më mirë”.
“Shumë herë kanë vendosur gypa, ato gypa i kanë prishur, kanë vendos prapë, ujë nuk ka. Se si kanë qenë punët, se çfar kanë bërë nuk e di.
“Bunaret kanë filluar të shterren, sepse bunaret i kemi të lidhur me lumin. Nëse lumi ndalet, ndalen edhe bunaret”.
Kryetari i bashkësisë lokale të fshatit Sllupçan, Selajdin Shahini, tregon për vështirësitë me të cilat përballen fshatarët derisa bartin ujë prej vendeve tjera.
“Pajisja me ujë të pijshëm në Sllupçan mungon, nuk ka ujë sa duhet. Ujësjellësi, kur i vije rrjeti asaj nuk e dijmë, nuk është e stërvitur mrezha, nuk e kanë bërë një gjë të tillë ende…Disa mbushin në mënyrë private prej kanaleve, furnizohen me vështirësi, me traktore, metodat e fshatarëve si janë”, deklaroi Shahini.
Shahini mes tjerash tregon se shumë herë fshatarët janë ankuar tek ai, duke qarë hallin për këtë problem, por ai thotë se kjo nuk është nën kompetencë të tij, por është çështje instutucionale.
Emine Ismaili /SHENJA/