Nuk kanë kaluar 10 ditë që kur Serbia zgjodhi lesbiken Ana Brbatiq për kryeministre, deputeti i BDI-së Branko Manojllovski doli me propozim për legalizim të martesave homoseksuale. Për njohësit e rrethanave politike në rajon kjo nuk është rastësi, por tregon se selia partiake në Reçicë është në koordinim të plotë me Beogradin, përmes ambasadës serbe në Shkup. Në BDI pritet që në këtë periudhë të aktrojnë se qëndrimi i Manojllovskit nuk është qëndrim partiak, por njohësit e rrethanave në këtë parti, madje edhe vetë përfaqësues të BDI-së, thonë se Manojlovski ka dalë me qëndrimin e tij për homoseksualët në koordinim të plotë me kryetarin e partisë Ali Ahmeti. “Kjo është vetëm pjesë e strategjisë së BDI-së sa për të hapur derën për martesat homoseksuale. Kjo temë pritet të pauzojë disa muaj, që më vonë të kthehet si propozim konkret ligjor, gjoja si kusht që duhet të plotësohet për anëtarësim në BE”, e pranojnë vetë përfaqësues të BDI-së, duke demaskuar strategjinë e partisë së tyre. “Flirti” i BDI-së me homoseksualët nuk është prej sot, por daton më herët, që nga hapja e zyrës së LGBT-së në Çarshinë e Shkupit, që është në komunën Çair, e cila drejtohet nga nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti. Poashtu gjatë kohës sa ishte në qeveri me VMRO-DPMNE-në, BDI nuk ka kundërshtuar asnjë propozim të partisë së Gruevskit, përveç propozimit që bëri VMRO-ja për të ndaluar me kushtetutë martesat homoseksuale. Ndryshe Manojllovski, vazhdon të mbetet edhe më tej në kërkesën e tij që e parashtroi dje publikisht, për legalizimin e homoseksualëve në Maqedoni. Manojllovski thirri sot në Kuvend një konferencë për të sqaruar se qëndrimi është personal i tij dhe se askush nuk e ka nxitur, ndërsa tha se dëshiron që ligjin për legalizimin e martesave homoseksuale ta shoh para se të vdes. “Edhe një herë do tu them që këtë ta konsideroni si opinion të Branko Manajllovskit, askush nuk ka qëndruar pas meje. Unë mbetem në këtë qëndrim dhe do të doja që para se të vdes të shoh homoseksualët me të drejtat siç i kemi unë dhe ju”, ka thënë Manojllovski. Ai tha se këtë kauzë dëshiron edhe ta ndërkombëtarizojë, andaj edhe konferencën tha se për këtë qëllim e mbajti në gjuhën angleze. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Manojllovski barazoi zyrtarizimin e gjuhës shqime me kauzën e homoseksualëve. Zyrtarizimi i martesave homoseksuale, shtoi më tej deputeti i BDI-së, është e njëjtë edhe me betejën e shqiptarëve për zyrtarizimin e flamurit kombëtar. “Unë do të doja që këto gjëra që I kërkon unë të pranohen me ligj. Me ligj tu sigurohen të gjitha të drejtat homoseksualëve dhe kjo do të ishte shumë mirë. Do tu tregoj një shembull. Më kujtohet kur shqiptarët rifeshin për të fituar flamur dhe Aleksandër Rankoviqi i rrihte. Dhe kur ua dhanë flamurin, ata të gjithë u liruan, sepse e panë që flamuri qenka një pëlhurë, ndërsa atëherë ishte diçka tjetër e fuqishme, nacionale. Të njëjtën ju tani po e bëni tani me homoseksualët”, ka thënë Manojllovski. Reagimet e shumta që lindën në opinion pas deklaratës së djeshme në komisionin për sistem politik, deputeti i BDI-së Branko Manajllovski, tha se janë pasojë e mentalitetit ballkanik.
Data 11.08.2025
Aktuale
- Pse duhet të jeni të kujdesshëm kur kaloni nëpër Serbi: Rasti i një çifti kosovar që humbi pajën e nuses
- Xhevdet Pozhari: Nga errësira në siguri – transformimi i një zone strategjike
- Bujar Osmani takim me të rinjtë e Akademisë Politike
- Zbuloni Siri-n e re: Asistenti digjital që do t’ju befasojë
- Premtime në letër, realiteti në hije!
- Ministri Azir Aliu “bllokon” ashensorët e Klinikave Interne, pacientët vuajnë tashmë katër muaj
- “A do ishte mbyllur News 24 në Suedi?”- Ish gazetari i Panorama, Florenc Drizari: E pakonceptueshme! Punonjësit e medias nuk e meritojnë këtë
- “Ardi Veliu me ish-policinë e tij rrethoi News24”,- Fatjon Gjinaj: Shëmti dhe cenim dinjiteti për profesionistët e medias