Sot ( e mërkurë) në rend dite të punës së Parlamentit ishte seanca për shkarkimi e Kryeprokurorit Marko Zvrlevski. Megjithatë edhe pse shkarkimi i Prokurorti Publik ishte paraparë si pikë plotësuese e rendit të ditës, deputetët e ndryshuan këtë, duke e vendosur si pikë të 5-të. Më pas Ilija Dimovski dhe Antonio Milloshovski, me procedurë të përshpejtuar propozuan ndryshime në ligjin për Prokurorë Publik, shkruan Almakos.
“Të ju rikujtojmë një premtim zgjedhor të së paku dy personaliteteve të LSDM-së. Ai është premtimi në të cilin socialdemokratët kishin deklaruar se me ardhjen e tyre në Qeveri do të mundësojë që propozimi dhe zgjedhja e Kryeprokurorit të bëhet me propozim të opozitës. Gjithashtu propozojmë që ai propozim të votohet me 2/3 e votave. Në këtë mënyrë të gjitha partitë politike do të jenë faktor relevant në zgjedhjen e Prokurorit Publik” – deklaroi Ilija Dimovski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi pas votimit konstatoi se propozimi i opozitës nuk miratohet, pasi nuk i ka siguruar votat e nevojshme.
Kryeministri Zaev, e cilësoi si dyfytyrësi kërkesën e opozitës që ata të përzgjedhin se kush duhet të vijë në vend të Zvrlevskit. Zaev i pyetur nga gazetarët lidhur me zgjedhjen e Prokurorit të ri Publik, tha se për këtë post nevojitet eksperti më i mirë i mundshëm.
“ Do ta definoj si dyfytyrësi. E dini, ne kemi premtuar se pas vitit të dytë, me propozim të opozitës të ketë Prokurorë Publik. Çfarë i duhet tani Maqedonisë?
I duhet eksperti më i mirë i mundshëm për postin e Prokurorit Publik. Ky është hapi i parë në kthimin e shtetit të së drejtës”- tha Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë.
Vetëm pak ditë më parë në mbledhjen e Qeverisë u vendos për shkarkimin e Prokurorit Publik, mbi bazën e mos ushtrimit me profesionalizëm të kësaj detyre si dhe se për realizimin e së njejtës ka pasur ndikim politik. Leja për shkarkimin e Zvrlevskit fillimisht u dha nga Këshilli i Prokurorëve edhe pse fillimisht i pari i tyre, Petar Anevski, pati thënë se Zvërlevski ishte një njeri prosfesionist dhe i mirë.
Nëse, Zvërlevski shkarkohet do ta zëvendësojnë zëvendësit e tij. Procedura për zgjedhjen e Prokurorit Publik rrjedh në atë mënyrë që Kuvendi me propozim të Qeverisë shpall konkurs. Afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve është 15 ditë, nga dita e publikimit në Gazetën zyrtare. Ligji i lejon Këshillit të Prokurorëve afat shtesë prej 15 ditëve nëse në afatin e parë nuk jep mendim.
Evi Shkopi
Almakos.com