Prokuroria Speciale ka parashtruar 20 ankesa lidhur me vendimet e Gjykatës Themelore të Shkupit për paraburgimet dhe masat e sigurisë që i kërkoi në fund të qershorit. Ky nuk është numri përfundimtar i ankesave pasi nuk janë përfshirë ankesat për vendimet për rastin “Titanik”, “Fortesa” dhe “Target”. Nga ankesat e deritanishme.
Gjashtë ankesa janë kundër vendimit në të cilin janë refuzuar propozime për paraburgim për të cilat janë shqiptuar masa kujdesi. Dy ankesa janë për lëndët ku paraburgimi ishte refuzuar tërësisht. Shtatë ankesa janë për masa të refuzuara të kujdesit si dhe pesë ankesa të tjera janë për masa pjesërisht të pranuara– thonë nga Prokuroria Speciale.
Sipas kësaj statistike, Prokuroria Speciale praktikisht ankohet për të gjitha propozimet që nuk i pranoi Gjykata. Por, ankesa ndonëse jo-zyrtarisht, me siguri do të dorëzojë edhe pala mbrojtëse për pasaportat e marra. Sidoqoftë deri në këtë moment asnjë ankesë nuk ka arritur në Gjykatën e Apelit.
Ende nuk ka arritur asnjë ankesë nga Prokuroria Speciale ose nga të akuzuarit lidhur me vendimet e Gjykatës Themelore Shkupi I, për të cilat interesoheni. Gjykata e Apelit do t’i shqyrtoj ankesat në afatin ligjor prej 48 orëve, nga momenti kur do të pranohen- thonë nga Gjykata e Apelit Shkup.
Arsyeja që ankesat nuk kanë arritur në Apel është se procedura shkon përmes Gjykatës Themelore, përkatësisht pasi të jetë kompletuar dokumentacioni e tërë lënda dorëzohet në Gjykatën më të lartë. Është e sigurt se vendimet e Apelit nuk duhet të priten më herët se fillimi i javës së ardhshme.
Alsat