Ziadin Sela i cili me votat e tetovarëve u bë deputet ndërsa në Qeveri dërgoi menxi një zv.ministër ndërsa kryeshefin e Policisë në Tetovë dëshiron të sjell nga Gostivari tani ka goditur përsëri Tetovën. Sipas burimeve të portalit Shqipmedia dje është zhvilluar mbledhje e kryesisë qendrore të LR-PDSH në të cilën janë përjashtuar 2 anëtarët e kryesisë nga Tetova dhe atë Besa Kadriu dhe Faton Murseli.
Nuk e dijmë se pse ka ndodhur ky veprim i kryetarit të LR-PDSH-së dhe ku qëndron problemi i tij me Tetovën dhe tetovarët mirëpo një gjë dihet se mënyra e veprimit nuk dallon nga ajo e kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi.