Gazetari strugan Lindim Etemi e ka quajtur mashtrues liderin e LSDM dhe kryeministrin Zoran Zaev, i cili mori një numër të madh të votave shqiptare në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke luajtur në kartën e përfitimit të elektoratit shqiptar
“Njëri mashtrues.. tjetri i akuzuar për krime!, Kush është më i rrezikshëm”, ka qenë pyetja që ka parashtruar Lindimi, në faqen e tij në facebook, duke etiketuar Zaevin si mashtrues, ndërsa Nikolla Gruevski të akuzuar për krime. Kjo pyetje e parashtruar ka shtruar shumë debate.