Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në bisedat mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen për emrin, Methju Nimic prej 1 deri më 4 korrik do ta vizitojë Shkupin, kumtoi zyra e zëdhënësit të sekretarit të përgjithshëm të KB-së.
Nimic, siç thuhet, vjen në Shkup me ftesë të Qeverisë së Maqedonisë me qëllim që të diskutohet për mënyrat për arritjen e përparimit me ndërmjetësim të KB-së për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët lidhur me çështjen për emrin.
Në kumtesë shtohet se me ftesë të Qeverisë së Republikës së Greqisë, është paraparë që Nimic të shkojë për në Athinë, menjëherë pas vizitës në Shkup.