Sot dhe nesër është afati i parë i regjsitrimit të nxënësve nëpër shkollat e mesme publike. Rezultatet do të shpallen më 30 qershor, kur edhe do të kuptohen vendet e lira për afatin e dytë të regjistrimit. Një interesim i madh i nxënësve vërehej në shumicën e shkollave që sot vizitoi ekipi i Televizionit SHENJA, të cilët të shoqëruar nga prindërit ose të afërmit kishin ardhur për të aplikuar në drejtimet që ata veçmë i kishin përzgjdhur. Faruk Zeqiri,drejtor i gjimazit “Zef Lush Marku”, tha se që prej orëve të para të ditës së sotme numri i nxënësve të ineresuar për regjistrim në këtë shkollë ka arritur deri në 300.
“Interesimi është jashëtzakonisht i madh, jemi të kënaqur me aplikimin e nxënësve. Deri tash kanë aplikuar diku afër 300 nxënës, besojmë që edhe ditën e nesërme do të kemi edhe nxënës tjerë. Gjithsej do të regjistrohen 544 nxënës në shkollën tonë, afër 16 paralele”, ka thënë Zeqiri.
E, njëjta situatë e përcjell edhe shkollën e mesme të mjekësisë “Panço Karagjozov”, ku zëvendës drejtori i kësaj shkolle, Sherif Selimi, thotë se numri i paraparë për regjistrim në këtë afat është tejkaluar që sot, për shkak të fluksit shumë të madh të nxënsve.
“Si çdo vit dihet se fluksi më i madh i nxënësve është këtu tek shkolla jonë. Ditën e parë kemi pasur një numër shumë të madh të nxënsve të cilët kanë konkuruar edhe pse sipas konkursit duhet të pranohen 204 nxënës, ndërsa ne deri tash kemi mbi 260 nxënës”, ka thënë Sherif Selimi.
“Kemi ardhur për tu regjistruar…prej shkollës fillore kam pasur dëshir të vij këtu në medicinë. Dëshiroj të bëhem motër medicionale”, thotë një nxënëse.
Nga shkolla e mesme teknike “Zdravko Cvetkovski” thanë që në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit edhe në këtë shkollë është rritur shumë inetresimi i nxënësve.
“Kemi regjistrim të nxënësve të rinj dhe kuptohet që regjistrimi po zhvillohet në mënyrë të rregullt, shpresoj që gjatë ditës së sotme dhe ditën e nesërme të regjistrimit të afatin të parë do të ketë interesim edhe më të madh. Për fatin tonë të mirë përsëri ka interesim shumë të madh”, Dragica Kostadinovska, drejtore e shkollës “Zdravko Cvetkovski”.
“Unë e kam zgjedhur profesionin e arkitekturës sepse kam pasur interes për vizatimin dhe është mirë ata të cilët kanë dëshirë që të shohin se deri ku mund të arrijnë idetë e tyre, ta zgjedhin profesionin e arkitekturës”, thotë një nxënëse.
Për shkollat e mesme të cilat aplikojnë testin pranues, regjistrimi do të të mbahet më 3 korrik kurse rezultatet do të shpallen ditën e nesërme, më 4 korrik. Afati i dytë i regjistrimit do të jetë më 5 korrik.
Emine Ismaili /SHENJA/