Deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi ka theksuar arsyet se përse nuk marrin pjesë në takimin e liderëve shqiptarë të ftuar nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.
Gashi ka theksuar se institucionet, sidomos Kuvendi është vendi ku duhet të diskutohen dhe hapen çështjet e rëndësishme dhe jo hotelet.
“Vlerësimi dhe perceptimi ynë është se ky takim nuk do jetë i dobishëm, por vetëm për fotografim. Pasi që çështjet e rëndësishme nuk zgjidhjen nëpër hotele, por në institucione”, theksoi Gashi. Sipas tij, partitë duhet të hapin çështjet e rëndësishme në Kuvend dhe të formohet grupe të punës.