“Do t’i hetojmë të gjithë tenderët e ndërmarrjes “Atrium”, e cila është në pronësi të Boban Mukoskit, vëllait të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoski, pasi që ekzistojnë indikacione dhe dyshime se është bërë keqpërdorim i caktuar”, deklaroi sekretari gjeneral i Qeverisë së Maqedonisë, Dragi Rashkovski, në një intervistë në TV24, njofton Portalb.mk.
Marrëveshjen kornizë që e ka nënshkruar ndërmarrja “Atrium”, sipas Rashkovskit, nuk është bërë vetëm për gëlqerim të stadiumit, ku duhet që të mbahet Superkupa, por për gëlqerim të të gjitha objekteve të c ilat janë nën kompetenca të Shoqërisë Aksionare për Menaxhim me Hapësira Banesore dhe Komerciale.
Ai thotë se institucionet janë të partizuara dhe zbardhi se të punësuarit në Sekretariatin Gjeneral të Qeverisë kanë pasur urdhër nga partia, nga e cila janë punësuar dhe kanë dhënë informata për punën e Qeverisë së re.