Friga dhe paniku që e ka kapluar Aleancën e BDI-së, me trillime dhe propagandë të kulluar vetëm që ta njollosë Lëvizjen Besa, tani më nuk pinë ujë. Aktivitetet e njëpasnjëshme, përkrahja e madhe në terren si dhe qasja e Besës që çdo ditë është me popullin dhe me hallet e tyre, e ka trishtuar aqë keqë Aleancën për BDI, saqë ata tani më kanë filluar të bëjë foto-montazh, vetëm që ta njollosin Besën, ashtu siç kanë shpif edhe më parë për këtë lëvizje.
Tani më nëpër rrjetet sociale, aktivistët e Besës kanë filluar të shpërndajnë foton e vërtet, ku deputeti Gashi ka qenë pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare para disa ditëve në Bruksel, por dallimi ēshtë se foto-ja në fjalë nuk është montazh e trilluar si ajo e Aleancës për BDI. Kjo lë të nënkuptohet, se aktivistët e Besës për gjitha shantazhet në fjalë, kanë vendosur të japin përgjigje me statuse si: “friga nuk ka ilaç”, ” zgjedhjet lokale po vijnë” etj. Përgjigjen më të mirë, gjitha këto shpifje po i marrin edhe me shpërndarjen e fotove nga protesta e 9 majit të vitit 2016./infoshqip.com