Struganët u japin afat prej 15 ditëve autoriteteve lokale dhe qendrore ta zgjidhin problemin me deponinë e qytetit, përkatësisht të caktojnë një vend ku në të ardhmen do të dërgoheshin mbeturinat. Kjo vjen pasi javën e kaluar deponia u shua tërësisht, ndërsa u pastrua edhe tymi që më shumë se dy muaj i helmonte struganët. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski premtoi zgjidhje të shpejtë të problemit dhe dislokim të deponisë.
Pushteti i kaluar dhjetë vite nuk bëri asgjë për deponinë. Po shqyrtohen mundësi serioze që në të ardhmen deponia të dislokohet prej atje por edhe të gjendet zgjidhje e përhershme. Intensivisht punojmë në zgjidhjen e këtij problemi. Nuk do doja të lidhemi me afate 10 apo 15 ditë, por do bëjmë çmos që sa më shpejtë të jetë e mundur ajo deponi të dislokohet -dekalroiGoran Sugarevski, ministër i Transportit.
Por, ekspertët e ambientit jetësor paralajmërojnë se me dërgimin e deponisë në një tjetër vend, do të mbyllet një plagë, ndërsa hapet një tjetër.
Ajro konsideron se edhe dislokimi i miliona kubikëve mbeturina do të kushtojë shumë më tepër sesa shkatërrimi i deponisë ekzistuese. Nga organizata qytetare “Mjaft është” kërkuan nga organet përgjegjëse të formojnë grup ekspertësh që do të propozonin lokacione për mbledhjen e mbeturinave të qytetit, dhe komuna mos t’i hedhë më mbeturinat në deponinë ekzistuese.
Ushtruesi i detyrës kryetar i Strugës Zabzun tha se në të ardhmen mbeturinat e Strugës do të hidhen në lokacion së paku 30 kilometra larg qytetit./alsat-m