Instituti i Shendetit Publik i Maqedinise ne vazhdimesi ndjek gjendjen shendetesore te qytetareve ne niivel shteti dhe me gjere.
Për shkak se Maqedonia eshte perfshire ne faza e verdhë, nga Institu i Shendetit Publik i RM bëjnë thirrje për respektim të rekomandimeve të përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta:
– Mbrojtja nga ekspozimi i drejtëpërdrejtë në diell, duke shmangur qëndrimin jashtë nga ora 11 deri ne ora 17.
– Mbathje e rrobave të lehta, kurse gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë ne diell të mbajnë syze mbrojtëse dhe kapelë (ngjyrat e hapura reflektojnë dritën)
– Të konsumohet ushqim i lehtë dhe lëngje, sidomos të bëhet kujdes gjatë përgaditjes dhe konsumimit të ushqimit, si dhe të shmangen produkte termikisht të papërpunuara, si për shembull majonezi nga vezët e shtëpisë dhe të konsumohet me kujdes akullorja dhe kremërat e ndryshëm.
– Është e nevojshme që të futet sasi më e madhe e lëngjeve, më së miri ujë i thjeshtë, kurse të shmangen pijet alkoolike. – Gjatë këtyre ditëve shumë të nxehta, qëndroni në ambiente të mbyllura (kryesisht të klimatizuara) dhe kur është e nevojshme të qëndroni jashtë gjatë kësaj periudhe, gjeni mundësi për pushime më të shpeshta nën hije
Pacientet me te prekur nga rritja e temperaturave jane keto kategori te te semureve:
Rëndim të një sërë sëmundjesh kronike: sidomos sëmundja e hipertensionit, sëmundje të zemrës; astma bronkiale, bronkiti kronik, pneumopatia obstruktive kronike; diabeti, thyreotoksikoza; insuficienca e veshkave, sëmundjet mendore e nervore si parkinsoni, alzhaimer, skizofrenia, demenca;etj.
Infeksionet gastro-intestinale dhe intoksikacionet ushqimore:
Infeksionet nga ushqimet, shkaktohen nga salmonella,shigella, etj si rezultat i higjenës personale të ulët ,nga ngrënia e zarzavateve të gjalla, i ushqimeve të pagatuara apo të pakonseruara në mënyrë të drejtë si mishi,vezë,sallamet ,produktet e detit,qumështi sallatrat etj.
Intoksikacionet për shkak të ushqimeve vijnë nga ushqimet me përmbajtje toksine nga stafilokoku,parazitët, etj. Intokskacionet ndodhin nga përdorimi i ushqimeve të skaduara,ushqimeve që nuk gatuhen në mënyrë korrekte,apo të ringrohura jo korrektësisht,etj