Gjykata Kushtetuese të mërkurën, në pikë të parë të seancës, do të vendosë nëse testimi ekstern është kushtetues, njoftojnë mediat në vend.
Testimi ekstern në shkollat fillore dhe të mesme u shfuqizua me ardhjen e Qeverisë së re, të udhëhequr nga LSDM, e cila kishte premtuar se njëra nga prioritetet kryesore e ture është që të hiqet testimi ekstern.
Është interesante që iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së testimin dhe për shqyrtimin e neneve të ligjit për shkollim të lartë, do të jetë përpara gjykatësve kushtetues 4 vite pasi që u miratua, tani pasi që u shfuqizua, transmeton /Almakos.com/