Në vazhdën e takimeve të punës, ministri për Investime të Huaja, Ramiz Merko, të premten, takoi udhëheqësit e sektorëve të Agjencionit për Investime të Huaja, Diana Toska dhe Besim Zenuni.
Me formimin e Qeverisë së re dhe me emërimin e ministrit të rij për Investime të Huaja, Toska ja uroj postin e ri ministrit Merko, duke i dëshiruar suksese të shumta në punën e re.
Bashkëbiseduesit diskutuan rreth themelimit të përvojave mes dy institucioneve duke mos i anashkaluar mundësitë për bashëkëpunim të domosdoshëm mes këtyre dy institucioneve gjatë hartimit të projekteve në fushën e njëjtë.
“Në fillim dua të rritheksoj edhe një herë, që ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me transparencë me të gjitha institucionet shtetërore për një interes të përbashkët, hapja e vendeve të reja pune dhe ngritja e standardit ekonomik të vendit tonë”, theksoi Merko.
“Vazhdimi i këtij bashkëpunimi të ndërsjelltë në interesin shtetëror, duhet të kemi komunikim pa pengesa me institucionet tjera relevante, për mundësit kyçe, në organizimin e çdo lloj aktiviteti të përbashkët, me projekte konkrete dhe inovative, rreth thithjes së investimeve dhe përkushtimit të punëve të mbetura, deri te hartimi i tyre”, shtoi ministri Ramiz Merko.