Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në një deklaratë për media edhe një herë ka ripërsëritur se “kemi mundur të drejtojmë MPB-në ashtu siç e drejtuam gati gjashtë muaj, kemi drejtuar ministrinë e Mbrojtjes dhe tani shqiptarët po drejtojnë Kuvendin e RM-së”.
“Nuk ka të bëjë as me mungesë të vullnetit e as nuk ka të bëj me mungesë të kuadrove dhe kualifikimit të kuadrove, ka të bëjë me rrethanat politike në vend. BDI-ja nuk është një parti politike e cila në momentin kur rrethanat janë shumë të ashpërsuara dhe shumë të ngarkuara dhe tani të vendos kushte. Ne kemi mundur të drejtojmë MPB-në ashtu siç e drejtuam gati gjashtë muaj, kemi drejtuar ministrinë e mbrojtjes dhe tani shqiptarët po drejtojnë Kuvendin e RM-së”, ka thënë Ahmeti, njofton TV21.
“Në një qeveri ku ka marrëveshje për partneritet të sinqertë është pak e rëndësishme se cila parti udhëheq me një institucion. Të gjithë duhet të punojnë në drejtim të realizimit të programit të përbashkët qeveritar që del nga programet e partive politike”, ka thënë nga ana tjetër zv/kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani, transmeton /Almakos.com/