Mëngjesi i ditës së sotme i ka gjetur pa rrymë elektrike banorët e lagjes së mbipopulluar me shqiptarë-Dardania, Kumanovë, njofton Gazeta “Lajm”.
Mungesa e rrymës elektrike nga mengjësi deri më tani që po shkruhet ky tekst (ora 11.00), vjen pikërisht një ditë para festës së Bajramit kur myslimanët bëjnë përgatitjet e fundit para festës. Dhe përderisa banorët të shqetësuar dhe brengosur kanë kërkuar përgjigje, përfaqesuesit e EVN-së si gjithmonë kanë dhënë përgjigjen e njejtë “ekipet janë në terren duke punuar”! Moskokçarja nga ana e kësaj kompanie ka bërë që banorët e Dardanisë të revoltohen dhe indinjohen nga sjellja tepër komode e njerëzve të EVN-s, transmeton /Almakos.com/