Dy persona janë lënduar rëndë, ndërsa gjashtë më lehtë në gjithsej 10 aksidente të trafikut që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në katër është shkaktuar dëm material.
Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar një numër i madh i kundërvajtjeve, shkrujanë mediat në vend.
Janë sanksionuar 20 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, një shofer e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe është përjashtuar nga
komunikacioni, një shofer ka kaluar në dritën e kuqe të semaforit, nëntë shoferë gjatë drejtimit të automjetit nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular, si dhe
nëntë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa leje të qarkullimit, gjegjësisht pa regjistrim. Janë hasur 44 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme. Me automjetin special “karrotrec” janë larguar 59 automjete/ Almakos.com/