Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ambasadori i Republikës së Sllovakisë Martin Bezak, sot do ta vizitojnë qendrën e pranimit për migrantë “Vinojug” në Gjevgjel, transmeton Gazeta Express.
Qëllimi i vizitës është rotacioni i tetë i pjesëtarëve të policisë sllovake të cilët zbatojnë aktivitete patrolluese së bashku me pjesëtarët e MPB-së në kufi me Greqinë.
Pesëmbëdhjetë pjesëtarë të policisë sllovake në fillim të muajit i ndërruan kolegët e tyre. Ata zbatojnë aktivitete të përbashkëta patrulluese me kolegët nga Maqedonia në kufi me Greqinë në Gjevgjeli, me qëllim të parandalimit në fushën e sigurisë publike dhe kalimin e paautorizuar të kufirit të shtetit./Almakos.com/