Personat me hendikep kanë shumë pak qasje në tregun e punës në Maqedoni. Sipas të dhënave, të punësuar janë rreth 2000 persona me hendikep, e që ky në fakt është një numër shumë i vogël.
Për të ndryshuar këtë, pra për t’u mundësuar këtyre individëve qasje në tregun e punës, rritje profesionale, rritjen e vetbesimit, është hapur “Qendra e punësimit për personat me hendikep” zyrat e të cilës ndodhen në përdhesën e ndërtesës së Odës Ekonomike, shkruan Almakos.
Kjo qendër është hapur në kuadër të projektit që është një bashkërealizim mes Odës Ekonomike dhe lëvizjes kundër aftësive të kufizuara Polio-Plus, financuar nga BE në kuadërn të IPA Fondeve për zhvillim të resurseve njerëzore 2007-2013.
Megjithatë nuk planifikohet të punohet vetëm me personat me hendikep, por edhe me kompanitë duke i informuar të njejtat se si të krijojnë një ambient të përshtatshëm pune.
Jadranka Arizankovska nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, tha se Oda Ekonomike do të mbajë përgjegjësi që kjo qendër të ekzistojë edhe pas përfundimit të projektit dhe tha me plot bindje se rezultati final do të jetë i suksesshëm.
“Në kuadër të projektit janë paraparë një sërë kursesh, mes të cilave përvetësimi i gjuhëve, kurse për përvetësimin e aftësive kompjuterike, seri kursesh për rritjen e vetëbesimit të tyre, që të mund vetë të kërkojnë punë tek punëdhënësit. Duke qënë se praktika është një element shumë i rëndësishëm është paraparë që përsonat me hendikep të marrin pjesë si praktikantë në vet punën e kompanive. Gjithashtu një pjesë e tyre do të punojnë në qëndrën për punësim për personat me hendikep”- tha Arizankovska.
Po ashtu edhe nga Lëvizja “Polio Plus’’ u shprehën entuziast për punën e kësaj qendre, duke qenë të bindur se do të jetë një urë mes personave me hendikep dhe komunitetit biznesor.
“Personat me hendikep dinë të jenë punëtor të shkëlqyer, por ne shumë rrallë na jepet mundësia të demostrojmë potencialin. Duke pasur parasysh se ende nuk janë marrë hapa konkret për rritjen e kapacitetit dhe aftësimit të pesonave me hendikep si punëtorë, kjo qendër synon t’i ndihmojë edhe shtetit që të jap punëtorë kualitativ-persona me hendikep, e nga ana tjetër t’i ndihmojë komunitetit biznesor që të krijojë ambient efikas për ne”- Elena Koçeska , menaxhere e programit në “Polio Plus”.
“Është vërtet ide e shkëlqyer. Unë jam këtu që kur ka filluar me punë që nga muaji mars. Është e vërtetë se punëtorët me hendikep shpesh herë janë më të suksesshëm se të punësuarit e tjerë dhe ne japim mund për të arritur një nivel të till, por tek ne nuk ju jepet shumë mundësia” –tha një nga të pranishmit në Qendrën për Punësimin e Personave me Hendikep.
Bota njeh shumë emra të personave me hendikep, që kanë arritur suksese që rrallë kush i arrin. Marrim si shembull Stephen Hawking, Presidenti Franklin Delano Roosevelt ka qenë përodrues i karriges me rrota pasi u paralizua nga mesi e poshtë, themeluesi i ndjerë i Korporatës Braun, Ralph Braun ishte një njeri që lulëzoi për të sjellë lirinë e lëvizshmërisë tek njerëzit me hedikep John Hockenberry gazetar dhe autor fitues katër herë i çmimit Emmy, por ka edhe shumë të tjerë.
Evi Shkopi
Almakos.com