Plenumi Studentor do të jetë pjesë e grupit të punës i cili do të punojë në ndryshimet e ligjit për arsim të lartë, informoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, pas takimit me përfaqësues të organizatave studentore, shkruajnë mediat në vend.
“Gjithçka që është punuar deri tani, ne do ta shfrytëzojmë si bazë, por në grupin e punës do të hapet mundësia edhe për qëndrime burimore të studentëve, që do të merren parasysh”, tha Deskoska.
Përfaqësuesja e Plenumit, Dea Zdravkovska, potencoi se pas tri viteve luftë përfundimisht dikush nga Ministria i ka ftuar në takim.
Sipas saj, problemi më i madh është organizimi i studentëve dhe mosfunksionimi i mbrojtësve ligjor të studentëve.
Përkrah kësaj, studentët dhe Deskoska kanë biseduar edhe për mënyrën e studimit dhe standardin e studentëve./Almakos.com/