Kryeministri Zoran Zaev në seancën e sotme kuvendore njoftoi se
Qeveria i ndërpreu marrëveshjet për fushatat reklamuese të SiEnEn dhe BiBiSi dhe marrëveshjet me siç tha, kuazi këshilltarët. Me këtë edhe masat tjera të ndërmarra, tha, në 15të ditët e fundit janë kursyer 10 milionë euro.
“I ndërpresim fushatat e SiEnEn dhe BiBiSi dhe të gjitha fushatat e mundshme të cilat janë bërë në shtet, i prishëm marrëveshjet e kuazi ekspertëve të huaj, i prishëm marrëveshjet për mirëmbajtjen e tërë sistemit informativ të 14të informatikanëve në Qeveri”, informon Zaev, duke u kundërpërgjigjur deputetëve nga VMRODPMNE të cilët e akuzuan se përkundër premtimeve parazgjedhore për uljen e dikastereve ministrore në Qeveri, numri është rritur, që shkakton shpenzime shtesë. Zaev njëherit apelon ata që mungojnë nga 1020 ditë, të fillojnë të shkojnë në punë.
“Çka të bëjmë me njerëzit të cilët pas dhjetë-njëzet ditëve nuk janë paraqitur në punë? Ligji thotë pas tre ditëve mungesë të paparaqitur ndërpritet marrëdhënia e punës. Edhe njëherë apeloj të vijnë në punë, thekson kryeministri, duke u përgjigjur deputetëve nga VMRODPMNE të cilët akuzuan se i ka shkelur premtimet se Qeveria e re nuk do të ketë më shumë se 20 ministra, ndërsa tani ka 26 ministra dhe 26 zëvendësministra, me çka ka treguar jokonsekuencë lidhur me Buxhetin
dhe shpenzimin e tij, shkruajnë mediat në vend, transmeton Almakos.com