Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka paralajmëruar se së shpejti do të miratohet Ligji për gjuhën shqipe. Sipas tij, tanimë është harmonizuar qëndrimet me partnerët e koalicionit për miratimin e këtij ligji, transmeton TV21.
Nga ana tjetër, LSDM-ja, në mesin e 30 ligjeve me prioritet që duhet votuar në Kuvend, nuk e parasheh edhe ligjin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe. Ky ligj kishte theks të veçantë edhe gjatë bisedimeve për koalicionim nga BDI dhe Aleanca për Shqiptarët./Almakos.com/