Lëvizja BESA pritet të përgatisë një draft-propozim rreth përdorimit të gjuhës shqipe. Kjo është bërë e ditur nga deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, i cili ka mbajtur një konferncë për gazetarë në Kuvend.
“Sa i përket ligjit për gjuhën shqipe, kemi pasur premtime nga partitë e tjera se do të votohet edhe para formimit të Qeverisë, por siç po e shohim ende nuk është në agjendën qeveritare”, ka thënë ndër të tjera Zendeli.
Ai ka deklaruar gjithashtu se Lëvizja BESA në vazhdimësi ka qenë përkrahëse e Prokurorisë Speciale Publike, ndërsa do të shqyrtojë propozim-ligjet për këto çsështje. /SHENJA/