Kryetari i VMRODPMNEsë Nikolla Gruevski me delegacion
partiak mëngjesin e sotëm në Shërbimin evropian për punë të jashtme (EEAS) në Bruksel do të takohet me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.
Në kuadër të vizitës së tij treditore në kryeqytetin evropian, Gruevski mbrëmë në Parlamentin
Evropian u takua me kryetarin e Komitetit për punë të jashtme të PEsë (AFET) Dejvid Mekalister, ndërsa pastaj edhe me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk.
Kjo vizitë e tij në Bruksel, sipas ishkryeministrit të Maqedonisë është me një qëllim të vetëm që në bisedat me përfaqësuesit e lartë të BEsë të gjendet mënyrë të ndihmohet Maqedonia që ta përshpejtojë lëvizjen e saj drejt integrimeve euroatlantike.
“Theksova se ka ardhur koha që të ndihmohet Maqedonia që t’i fillojë negociatat. Jo të flasim për zhbllokim të rekomandimeve dhe ngjashëm, por për fillim të negociatave, hapje të kapitujve dhe përfundim të këtyre negociatave, që do të përfundojë me anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Nga ky aspekt, unë theksova se ne si VMRO-DPMNE jemi të gatshëm që në Parlamentin, të japim mbështetje për gjithçka që do të vlerësojë se do të jetë në dobi të qytetarëve dhe shtetit, nshkruajnë mediat në vend.
Pasdite Gruevski ka caktuar takim edhe me raportuesin për Maqedoninë në PE, Ivo Vajgëll. /Almakos.com/