Në Kuvend sot duhet ta vazhdojë seanca e pestë në të cilën ndër të tjera pikë e rendit është zgjedhja e zëvendësministrave të Qeverisë, shkruajnë mediat në vend.
Kjo pikë me kërkesë të deputetit Ilija Dimovski nga VRMO-DPMNE-ja u zhvendos si e fundit në rendin e ditës të seancës me qëllim që deputetët të kenë më shumë kohë që të përgatiten për debat.
Para se të debatojnë për zgjedhjen e zëvendësministrave, deputetët në Kuvendin e Maqedonisë do t’i shqyrtojnë raportet vjetore të disa institucioneve, ndërsa do të debatojnë edhe për iniciativën qytetare për sjelljen e ligjit për ndryshim të Ligjit për marrëdhënie të punës me të cilin kërkohet vazhdim i pushimit të lindjes./ Almakos.com/
Këto janë zv/ministrat në qeverinë e Zoran Zaevit
Bekim Maksuti zv/ministër i Mbrojtjes
Agim Nuhiu zv/ministër i MPB-së
Oliver Ristovski zv/ministër i Drejtësisë
Arta Toçi zv/ministëre e Punëve të Jasthme
Shirete Elezi zv/ministëre e Financave
Kire Naumov zv/ministër i Ekonomisë
Vlaste Dimkoviq zv/ministër i Bujqësisë
Vladimir Llazovski zv/ministër i Kulturës
Goce Çakarovski zv/ministër i Shëndetësisë
Jani Makraduli zv/ministër i Ekologjisë
Visar Ganiu zv/ministër i Arsimit
Elmi Aziri zv/ministër për punë dhe politikë sociale
Dejan Pavlevski zv/ministër i Pushtetit Lokal
Remzi Mehmedi zv/ministër i Transportit
Aleksandër Bajadevski zv/ministër i Administratës