Siç kumtoi SHSHM, në pjesën e parë të manifestimit, në shtëpinë e shkrimtarëve të Maqedonisë do të ndahen çmimet “Skeptri letrar” për poetin Stojan Tarapuza dhe poetin nga Kosova Eqrem Basha.
Çmimet do t’i ndajë kryetari i SHSHMsë Vele Smilevski, ndërsa për krijimtarinë e Tarapuzës dhe Bashës do të flasin Borçe Panov dhe akademiku Ali Aliu. Manifestimin do ta hapë kryetari i Bordit organizativ Vlladimir Martinovski.
Në mitingun poetik, në mesditë do të marrin pjesë 28 poetë me vargje të dedikuara për Shkupin dhe blirin. Do të ndahet çmimi për vjershën më të mirë të mitingut, ndërsa poetes Bistrica Mirkullovska do t’i jepet çmimi “Danica Rupigaj” për përmbledhjen me poezi “Fatamorgana”. Programin do ta udhëheq Aleksandra Velinova./Almakos.com/
Data 14.09.2025
Aktuale
- Rekordi i ri botëror: Doneri 25 metra në Ontario që trondit botën e ushqimit
- Policia operacion në Fier kundër firmave piramidale online, raportohet për 6 persona të arrestuar
- Tensionet në Detin Barents: Rusia intensifikon stërvitjet ushtarake pranë NATO-s
- Sekreti i Nazit: Pse engjëjt e ndaluan të fliste në emision?
- Priten reshje të dobëta shiu në zonat malore, ja parashikimi i motit për sot
- Toshkovski: Zjarri në Trubarevë nën kontroll, por substancat toksike rrezikojnë banorët
- Gjeorgjievksi: Ndotja e ajrit si sfidë serioze për Shkupin!
- Orce Gjeorgjievski:Zjarr katastrofik në Shkup – të gjitha forcat në terren