Një i vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i 12 aksidenteve të komunikacionit në rajonin e Shkupit vetëm në 24 orët e fundit.
Nga këto aksidente, shtatë kanë përfunduar vetëm me dëme materiale. Policia sanksionoi 11 shoferë për tejkalim shpejtësie, 10 të tjerë nuk kishin patent shoferi, apo regjistrimtë veturës.