Më 21 Qershor fillon manifestimi i 38 i festivalit “ Vera e Shkupit 2017”. Në 40 ditët e ardhshme vizitorët dhe turistët do të mund të ndjekin mbi 50 aktivitete si ekspozita, shfaqe teatrale, koncerte, promovime të disa librave dhe shfaqje të filmave në ambientin e bukur Suli an.
Gjithçka do të fillojë me koncertin e muzikantit dhe kompozitorit turk Omer Faruk Tekbilek, ardhja e të cilët është mundësuar me ndihmën e Qendrës Kulturore “Yunus Emre” – Shkup, shkruan Almakos.
Nga qyteti i Shkupit dhe Ministria e Kulturës e që janë edhe financuesit e këtij festivali thanë se këtë vit ky festival do të jetë më lart i ranguar se në vitet e kaluara.
“Unë do të doja t’i përshendes të gjithë artistët, artistë që vijnë nga 16 vende dhe të gjithë ata që kontribojnë në ndërtimin e Verës së Shkupit 2017. Gjithashtu, një falenderim të madhë për të gjitha ambasadat që ndihmojnë në organizimin e këtij festivali. Më në fund mund të konstatojmë se ne do të kemi një verë të ngrohtë, të nxehtë dhe me një përmbajtje të pasur në Verën e Shkupit 2017”-tha Koce Trajanovski, kryetar i Qyteti të Shkupit.
Mitko Stefanovski, nga Drejtoria për Kulturë dhe Art, tha se muzika e artistëve të mëdhenj në “ Vera e Shkupit 2017” do të lërë një përvojë të jashtëzakonshme. Siç tha ai ,jo rastësisht është zgjedhur Tekbilek që do të hapë këtë vit “ Verën e Shkupit”.
“Ne jemi shumë me fat që patëm mundësinë të mirëpresim qindra e qindra artistë në qytetin tonë. Mendoj se jo rastësisht ceremoninë e hapjes ia besojmë muzikantit Ömar Faruk Tekbilek”, u shpreh Stefanovski.
Ndërsa vet Tekbilek, i cili mori pjesë në konferencën për shtyp tha se ndjehet i privilegjuar që do të bëjë hapjen e këtij festivali me koncertin që do të fillojë në orën 22:00 në pallatin Operës dhe Baletit në Maqedoni
“ Personalisht në karrierën time artistike jam i bindur, dhe besoj se edhe ju ndani të njejtin mendimin se muzika është element që na plotëson dhe argëton. Shpresoj se do të mbledh të gjithë njerëzit, pavarësisht nga gjuha dhe përkatësisë etnike”, tha Tekbilek.
Këtë vitë në “Verën e Shkupit 2017” parashihen 40 mbrëmje të mbushura me art me rreth 900 pjesëmarrës në 52 termine programore, 10 ekspozita artistike, 11 projeksione filmi, 9 shfaqje teatrore dhe përmbajtje tjera, të cilat do të prezantohen nga interpretues vendor dhe prej 19 shteteve të tjera.
H.Fejzulla
Almakos.com