16 June
Në vend që në sektorin joqeveritar, komunat mjetet buxhetore i kanë shpenzuar në sport dhe aktivitete që nuk janë prioritare për jetën e qytetarëve. Këtë gjendje në terren e kanë konfirmuar përfaqësuesit e BE-së dhe UNDP-së. Në vend që për sport, paratë duhet të investohen për kushte më të mira për jetën e të varfërve, kategorive të rrezikuara të qytetarëve dhe personave me aftësi të kufizuara. Përfaqësuesja e UNDP-së, Luiza Vinton thotë se në vend ka organizata që janë cilësore, por pa ndihmën e pushtetit lokal nuk mund t’i realizojnë programet e tyre.
Nga njëra anë ka komuna që nuk kanë mjete të mjaftueshme, ndërsa nga ana tjetër duhet t’i kenë prioritetet e qytetarëve e jo të shihet fotografia e gjerë e problemit. Mungojnë rregulla dhe procedura të qarta sipas të cilave komunat i ndajnë këto mjete- tha Luiza Vinton përfaqësuese e përhershme e OKB-së- UNDP-së.
Përveç komunave, edhe një pjesë e institucioneve dhe ministrive kanë kapacitet të vogël që të absorbojnë paratë që BE-ja ofron për përforcimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Shefi i sektorit për bashkëpunim në BE, Nikola Bertolini, thotë se vendi nuk din si t’i shfrytëzojë paratë evropiane nga projektet IPA.
Nuk kishte manipulime por kishte mungesë në realizimin e projekteve IPA. Më saktë, ngelën mjete që nuk u shfrytëzuan, ndërsa kur mjetet nuk shfrytëzohen, ato u kthehen obliguesve tatimor të BE-së. Dua të them se çdo herë ka mjete më shumë sesa ka projekte të mira- tha Nikola Bertolini, shef i sektorit për bashkëpunim në BE.
Që të përmirësohet bashkëpunimi mes bashkësive lokale dhe sektorit qeveritar dhe të tejkalohen të gjitha problemet, komunave dhe organizatave joqeveritare do t’u jepen rreth 850 mijë euro për realizimin e projektit për zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Verica Pavlovska