Sindikata e të punësuarve në Qendrën për Menaxhim me Krizat, akuzon Agron Buxhakun se gjatë ushtrimit të detyrës drejtor në këtë institucion, nëpërmjet personave të afërt, nënvlerëson, kërcënon dhe fyen persona të caktuar, të punësuar në QMK. Ndërkohë që nga ana tjetër, siç thonë nga sindikata, ka më tepër se 15 raste ku kuadrot profesional nëpërmjet udhëzimeve janë ricaktuar në vende tjera të punës.
“Raportet njerëzore janë në nivelin më të ulët si asnjëherë më parë, disa personave të caktuar u janë përgjuar telefonat fiks. Askush me askënd nuk flet, mbizotëron frikë dhe frikësim. Derisa persona të tjerë, të pa punësuar motivohen dhe udhëzohen nga ushtruesi i detyrës, ndërkaq përmes dorës së zgjatur të ekzekutorit, personi i punësuar me kontratë në vepër Fisnik Saraçi, nënvlerëson, fyen, dhe kërcënon me kërcënime të ndyshme“, thonë nga Sindikata e të punësuarve në QMK.
Për të mos mbaruar me kaq, i punësuari me kontratë në vepër si kështilltar në QMK, Fisnik Saraçi, sipas dokumentave të publikuara nga Sindikata, ka qasje edhe tek kamerat e sigurisë.
“Të njejtit, po ashtu i është lejuar dhe mundësuar qasja tek kamerat e sigurisë, që të mund të ndjek kush me kënd bisedon, është i afërt dhe të ngjajshme. Imagjinoni, Fisnik Saraçi, i punësuar me marrëveshje në vepër e përfaqëson institucionin në mbledhjet e grupit për vlerësim dhe komitetit drejtues, i njejti nuk ka certifikatë të sigurisë, gjë që siç vlerësojnë nga sindikata,I bën shumë dëm institucionit“,thonë nga Sindikata e të punësuarve në QMK.
Ndërkaq, sa i përket keqpërdorimeve në punësime dhe avancime, nga sindikata informojnë se shoferi Sait Hamiti, i punësuar me kontratë në vepër në QMK nga muaji tetor i vitit të kaluar, ka fituar pagë në vlerë prej 18.000 denarë. Ndërkohë që një shofer i punësuar i përhershëm në QMK merr rrogë prej 11.000 denarë. Poashtu personi Sait Hamiti është i punësuar i përhershëm që na viti 2014 në ndërmarrjen publike “Komunalec”.
Sindikata e të punësuarve në QMK, i shpalosi një sërë dokumentash me të cilat pretendon se në Qendrën për Menaxhim me Krizat, gjatë kohës kur ushtrues detyre është Agron Buxhaku, janë bërë kepërdorime të shumëta dhe shkelje të ligjeve.
Ajnur Bafqari
Sindikata: Buxhaku spiunonte të punësuarit by tvshenjaofficial