16 Qershor 2017
Rastet tragjike të ndodhura kohët e fundit, në seri, të vrasjeve ka terrorizuar pjesën e shëndoshë të shoqërisë. Shumë dilema pse këto veprime kalojnë në masën ekstreme të marrjes së jetës. Në këto shqyrtime vijnë një kompleks shpjegimesh e rrethanash psikike të kamufluar në psikologjinë e njerëzve të sëmurë, shkruan Almakos.
Sipas Entit Shtetëror Statestikor thonë se çdo vit ndodhin raste tragjike, të vrasjes me dhunë, ku nga vdekja e dhunshme vitin e kaluar në Maqedoni humbën jetën 497 persona, që është për 3.1 për qind më pak krahasuar me vitin 2015, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Viktimat nga vdekja e dhunshme në vdekshmërinë e përgjithshme përbëjnë 2.4 për qind. Struktura e vdekjeve nga vdekja e dhunshme sipas gjinisë, sikur në vitn 2016, ashtu si dhe në vitet e kaluara, pjesën më të madhe (76.1 për qind) e përbëjnë meshkujt. Pjesën më të madhe të numrit të përgjithshëm të rasteve të vdekjes së dhunshme, janë “rastet tragjike” me 71.2 për qind, “vetëvrasjet” me 25.2 për qind dhe “vrasjet” me 3.6 për qind. Në kategorinë “raste tragjike” pjesën kryesore (26.0 për qind) janë të vdekurit nga “shkaqe të tjera të jashtme nga lëndime aksidentale”.
Profesori Universitar, Arafat Shabani, njëher edhe psikolog thotë për Alamakos se Vrasja është niveli më i lartë i agresivitetit ose veprimi më i rëndë, por shtron pyetjen se çfarë qasje teorike dhe prevencione ka pët t’i tejkaluar.
“Agresivitet kemi jo vetëm si veprim fizik ndaj tjetrit, jo vetëm vrasja, por si dëmtimin fizik e psikik. Ka teori që thonë se agresivitet është edhe kur mendon, për dëmtim ndaj tjetrit, pa marrë parasysh se a ke shkaktuar dëmtimin apo jo. Ky mendim, i cili është personal, ndaj tjetrit, nuk pranohet”, thotë Shabani, për Almakos.
Se pse ndodh agresiviteti te njeriu, profesor Arafati thotë se ka shumë teori të përgjithshme, por më konkretja është se agresiviteti vjen prej frustrimit, kur ke pengesa psikike.
Por, nëse e analizojmë në pjesën shqiptare është më e gërshetuar, teori tjetër është se mësohen nga gjeneratat, ose është pjesë e trashegimisë kulturore. Pra profesori thotë se ne mësojmë dhe i vendosim në vlerat tona se sa ëshët niveli i agresivitetit, në suaza të normales, prandaj krahasohet kultura të ndryshme , popuj të ndryshëm. Ku zgjedhja e problemeve dallon në vendet Skandinave, për dallim nga ne shqiptarët.
“Çështja tjetër që lidhet me agresivitetin është kompleksi, personaliteti dhe agresiviteti, ku këtu pak është sjellja sociale se kush ndikon mbi ne, është edhe familja, subkultura, mediumet, ku kohën e fundit më dominant ka qenë televizioni si faktor, pas Tv-së është Interneti, pra sofistikohet, ku ky është një ndër faktorët më thelbësor në periudhën ku jetojmë.
Pra, dilema është se mësohet, është pjesë e kulturës së trashëguar, personaliteti ndërtohet me atë kompleks ku jeton. Si ta bëjmë prevencionin, pra kush e ka fajin familja e subkultura, por është edhe shoqëria, këtu flitet për shkollën dhe sistemin arsimor, në ambiente shoqërore, ku do të thotë se është një situatë më komplekse që duhet të punohet dhe për ta parandaluar situatën. Kjo bëhet me përgjegjësit e kësaj pune”, thotë Shabani, për Almakos.
Ai shton se kryesorja duhet te bëhet trajnim të aftësive sociale ose t’i mësojmë njerëzit se si të sillen me njerëzit e tjerë, të trajtohet tema e komunikimit apo zgjidhja e konfikteve apo problemeve të frustacioneve.
Kjo është situatë çka jep dimenzione interdiciplinare, këtu hyn si faktorë prindërit, mësuesit, moshatarët, masmediumet, pra bëhet fjalë për internalizimin e vlerave dhe normave shoqërore, për sjelljen e të rinjve.
Kjo është agresiviteti, por e kundërta e agresivitetit është sjellja prosociale, pra është një postulat në psikologji, si ta ulim sjelljen agresive, pra sjelljen prosociale, ajo do të thotë se në shoqëri ka sjellje shumë agresive, ku edhe tregojnë të dhënat, ku vrasja është në nivel të lartë, që do të thotë se nuk ka aspak ndikim familjar dhe shoqëror për sjelljen prosociale, ndërsa kjo sjellje është akti më i lartë, jo me agresivitet”, thotë Shabani, për Almakos.
Në kategorinë e rasteve “vetëvrasje”, ku vdekja ka ndodhur si pasojë e “varjes, ngulfatjes dhe asfiksimit”, paraqesin pjesën më të madhe me 13.5 për qind. Në kategorinë “vrasje”, shkaku dominant i vdekjes është “përpjekja për shkaktim të lëndimeve trupore me mjet të fortë”, me pjesëmarrje prej 1 për qind në raport me numrin e përgjithshëm të rasteve të vdekjes së dhunshme, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës të Republikës së Maqedonisë.
Ndërsa profesor Arafat Shabani thotë edhe për vetvrasjen se ndalohet me fe, por ka edhe teori të tjera se vetvrasja mendojnë se ëshët akt i lartë ta çosh dorën ndaj vetvetes. Por, kjo vjen si rezultat i çrregullimeve psikike.
D.Kërluku
Almakos.com