16 June
Krye parlamentari Talat Xhaferi me të drejtë kërkoi largimin deputetit opozitar Vladimir Gjorçev, me çka parandaloi tensionimin e situatës, vlerëson ish-krye parlamentari Stojan Andov. Sipas Andovit, Xhaferi ka vepruar në përputhje me ligjet dhe Rregulloren e Kuvendit.
Talat Xhaferi me të drejtë parandaloi përshkallëzimin e situatës, dhe kjo ishte hap i drejtë, për shkak se punët shkonin që të krijohet një konfuzion ndoshta edhe përleshje fizike, ose deri tek një dhunë më të madhe që ti largojnë të gjithë deputetët prej Kuvendit, dhe kjo do të ishte incident shumë më i madh me pasoja të gjata për punën e Kuvendit. Prandaj them që, sjellja e djeshme e kryetarit të Kuvendit ishte shembullore dhe në suazë të detyrave dhe obligimeve të tij – deklaroi Stojan Andov Ish-kryetar Kuvendi.
Në historinë e Kuvendit, sipas Andovit, nuk ka ndodhur që ndaj një deputeti të ketë dënim për pa dëgjueshmëri, por konfirmoi se ka pasur largim me dhunë nga foltorja. Sjellja e deputetëve të VMRO – DPMNE-së, për Andovin është sjellje dinake e cila sipas tij, nuk duhet të tolerohet nga ana e Xhaferit.
Sa më kujtohet mua asnjë deputet nuk është dënuar, por ka pasur largim. Kjo është një dinakëri nga ana e VMRO – DPMNE-së e cila paraqet keqinterpretim i Rregullores. Dhe u bë me dije se sjelle të tilla për ndërprerjen e punës së Kuvendit, nuk do të lejohen –shtoi Andov.
Për shkak të vizitës zyrtare të kryeparlamentarit Talat Xhaferi në Mal të Zi, seanca plenare në Kuvend është shtyrë për të enjten. Pikë e fundit në rend dite është emërimi i zëvendësministrave në qeverinë e Zoran Zaevit, proces ky që, për dy ditë me radhë, ka hasur në pengimin e opozitës.
Blerim Ismaili