Policia italiane njoftoi se e ka arrestuar, Stefan Çernetiq, i cili është vetëshpallur si princ i Malit të Zi dhe Maqedonisë dhe një person i cili është paraqitur si ambasador i Maqedonisë në Itali.
Të dy janë arrestuar kanë qenë duke udhëtuar në Itali me makinën tip “Mercedes” me flamuj të Malit të Zi dhe emblemat e korit diplomatik, kanë ofruar bashkëpunime ekonomike, kulturore, ndërfetare etj, mes Malit të Zi dhe Italisë.
Të dy ngarkohen për veprën penale, shfrytëzim të identitet fallso, dhe falsifikim dokumentesh.
Gjatë kontrollit në “rezidencën e princit”, policia ka gjetur dokumente të ndryshme që i ka nxjerr “princi” i Malit të Zi dhe Maqedonisë, nga pasaporta me stemën e “Mbretërisë” së tij, deri te mirënjohje dhe diploma të ndryshme.
Çernetiq me profesion është gazetar gastronomik.
Jeta e tij “mbretërore” i ka shkuar duke organizuar mbrëmje humanitare për të cilën mysafirët kanë paguar bileta, ndërkaq ai pavarësisht nga shuma i ka shpallur për kalorës dhe u ka dhënë mirënjohje.
Ai ka arritur që ta mashtrojë edhe ish aktoren, dhe tani aktivisten, Pamela Anderson, të cilës i ka dhënë titullin “Konteshë” e njërës nga ngjarjet “mbretërore”-shkruan Albeu.com
Publikisht, nëpër rrjetet sociale, të dy kanë propaganduar për shitjen e “prodhimeve”: pasaporta, tituj, diploma dhe dokumente zyrtare./Almakos.com/