Analisti Isak Sherifi ka akuzuar kreun e LR-PDSH-së, Ziadin Sela si fajtor kryesor për mosbashkimin e opozitës shqiptare. Sherifi tha se edhe pas zgjedhjeve Sela luan rolin e njëjtë dhe vrapon vetëm pas posteve.
“Sela edhe para ngjarjeve të 27 prillit edhe pas nuk reflekton në unifikim të spektrit opozitar shqiptar në Maqedoni. Ata kanë marr hov në postet qeveritare. Problemi është tek liderët që ju prijnë subjekteve politike. Zoti Sela duhet pak më shumë të reflekton në krijimin e frontit opozitar shqiptar dhe ky front do të mund ti kthejë ato vota që shkuan për LSDM-në”, tha Sherifi në emisionin “Rruga drejt”.