Institucionet vazhdojnë të jenë të mbyllura për gazetarët. Gazetarit hulumtues i ndodh të presë javë të tëra apo edhe muaj deri në marrjen e përgjigjes nga institucionet shtetërore.
Ky perfundim u tha sot në prezantimin e një studimi të realizuar nga “Metamorfozis”, shkruan Almakos.
Sipas ligjit të miratuar në vitin 2006 (të ndryshuar 4 herë deri më tani) për të drejtën e gjasjes deri tek informacionet me karakter publik, në nenin 21 thuhet se institucionet kanë 30 ditë kohë të përgjigjen. Ky, sic u tha në konferencë, është një afat i papërshtatshëm duke marrë parasysh dinamikën që ka gazetaria. Një afat i pranueshëm do të ishte harku kohor prej 15 ditësh që institucionet duhet të kenë në dispozicion t’u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.
“Në bazë të studimit që përfshiu organet e drejtësisë rreth asaj se, si dhe sa është zbatuar masa e ndalimit gjatë vitit 2016, arritëm në përfundimin se institucionet ende janë të mbyllura për gazetarët. Ka pasur një rast kur pritja për të marrë përgjigje ka zgjatur 10 javë”- tha Violeta Gligorovska, kordinatore e projektit.
Ndërsa, sipas gazetarit Xhelal Neziri, kur institucionet nuk janë të hapura për mediat, atëherë lind edhe dyshimi se aty fshihet dicka.
“ Puna e gazetarit në ambiente ku cënohet gazetaria është shumë e vështirë. Kemi institucione që nuk janë transparente, këmi institucione që janë “të armiqësuara” me gazetarët dhe kemi një frymë të përgjithshme që vështirëson edhe më shumë punën tonë. Të punosh si gazetar në këto rrethana është vërtet një sfidë e madhe”-thotë Xhelal Neziri , i përfshirë në projekt si gazetar hulumtues
Ndërsa të njejtin shqetësim ndanë edhe gazetarja hulumtuese Sashka Cvetkovska. Ajo thotë se vërtet me ligj është garantuar qasja deri në regjistrin qëndror, por pengesa qëndron tek shuma jashtëzakonisht e lartë që duhet paguar për të marrë këto informacione.
“Përvec kësaj, një tjetër pengesë në punën e gazetarit janë presionet politike. Kemi pranuar kanosja edhe fizike, posaçërisht pasi filloi me punë PPS dhe pasi u publikuan rastet nga kjo prokurori”- tha gazetarja hulumtuese Sashka Cvetkovska.
Ky studim u publikua sot ( e enjte) nga “Metamofrozis”,me shpresën se vetdijësimi për këtë gjendje të vështirë për gazetarët hulumtues do të çojë drej zgjidhjes së të njejtës.
E siç është thënë deri më tani për shumë çështje, të shpresojmë se edhe për këtë Qeveria e re do të marrë masa, që mes mediave dhe institucioneve të ndërtohet një urë bashkëpunimi.
Evi Shkopi
Almakos.com