Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Aziz Pollozhani, tha se propozimet që kanë parashtruar deri tek Qeveria, presin aprovimin nga e njejta, e më pas do të publikohen dhe të fillojnë afatet për pranimin e studentëve. Sipas Pollozhani, pritet, pse jo, edhe trefishimi i numrit aktual të studentëve dhe se përderisa ka një pritshmëri të tillë, janë duke u bërë edhe përpjekjet intensive për sigurimin e kushteve dhe zgjërimit të hapësirës, deri në ndërtimin e objektit të universitetit.
“ Nga shtatori planifikojmë të fillojmë me një kapacitet edhe më të madh, ku përvec rritjes se numrit të studentëve kemi kërkuar edhe akreditimin e disa programeve të reja studimore.Disa janë riakreditim i programeve ekzistuese, të cilat i kemi ndarë në profile, ndërsa të tjerat janë programe të reja. Një përpilim të tillë e kemi bërë duke studiuar se si mund të ndryshojë në të ardhmen tregu i punësimit”– tha rektori i Universitetit “ Nënë Tereza”, Aziz Pollozhani.
Nga viti i kaluar kur edhe filloi me punë, ky universitet ka pasur 14 programe studimore të akredituara.
Ndërkohë disa nga programet për të cilat është kërkuar akreditim është marrë përgjigje positive.
Disa programe ekzistuese janë ndarë në dy profile.
Inxhinieria ekonomike është ndarë në -menaxhment industrial
-ekonominë e ndërmarrësisë
Programi studimor për punë sociale është ndarë në profilin për gerantologji.
Programi media dhe komunikim ndërkulturorë me dy profile:-Gazetari
dhe-Komunikologji.
Sporti dhe shkencat sportive në ciklin e parë dhe të dytë, do të merret me fushat sportive.
Administratë publike dhe menaxhimi i resurseve humane.
Në shkenca politike është shtuar edhe një një program që quhet Studime ballkanike dhe euroaziatike.
Kjo sipas Pollozhanit, është shtuar për faktin se kemi studime europiane, shkenca sociale, por meqë ballkani është vend me ndikime të ndryshme edhe nga linjda, u pa i arsyeshëm edhe shtimi i këtij programi.
Pra, nga shtatori Universiteti “ Nënë Tereza” do të ketë edhe 8 programe të reja në ciklin e parë prej të cilave dy janë rishikime dhe riakreditime me dy profile, kurse katër janë në master. Me këto, numri I përgjithshëm i programeve studimore në universitetin “Nënë Tereza” do të arrijë në 22.
Evi Shkopi
Almakos.com