Ministri i ambientit, Sadulla Duraku dhe ministrat pa resor Zoran Shapuriq e Ramiz Merko tani për tani nuk kanë zgjidhje konkrete për problemin me deponinë e Strugës. Pas takimit me u.d kryetar i Strugës, Mustafa Zabzun, vendosën që puna t’i kalohet ekipeve të ekspertëve të cilët masat do t’i dorëzojnë në Qeveri.
…patjetër të ketë qasje profesionale për zgjidhje të shpejta afat shkurte. Zgjidhjet afat shkurte janë që në fillim të shuhet zjarri dhe të shihet se me çfarë mekanizimi disponojmë– tha ministër pa portofol Zoran Shapuriq.
Ministri i ekologjisë Sadulla Duraku i cili vjen nga rajoni i cili ballafaqohet me problemin e deponive, tha se në ministri kanë hartuar plan për çështjen e deponive. Sipas u.d kryetarit të Strugës, në këtë rast bëhet fjalë për problem qeveritar e jo për lokal.
Për këtë qëllim, së shpejti do të ketë takim edhe me komunën e Ohrit për ta shqyrtuar mundësinë që mbeturinat e Strugës të dërgohen në deponinë e Ohrit. Përkundër paralajmërimeve të ministrave, qytetarët për nesër paralajmëruan protestë.
Miki Trajkovski