Deputetët e VMRO DPMNE-së me brohoritje dhe zhurmë duke u rënë tavolinave të parlamentit janë munduar të bllokojnë seancën e Kuvendit ku në rend dite është votimi zëvendësministrave. Ata pretendojnë se është shkelur rregullorja e parlamentit për zgjedhjen e zëvendësministrave dhe se kryetari i Kuvendit nuk i jep opoyitës kohën e duhur për votim. Nga ana tjetër kryetari i Kuvendit, Telat Xhaferi deklaroi se do të bëjë gjithçka për të kompensuar 6 muajt e humbur për faj të tyre.
Në procedurale deputeti Ilija Dimovski kërkoi të hiqet nga rendi i ditës pika për zgjedhjet e zv/ministrave ndërsa, sipas kryetarit të kuvendit Talat Xhaferri gjithçka shkon sipas rregullores.