Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, vazhdon t’i befasojë për keq 70 mijë votuesit shqiptarë që thuhet se ia dhanë votën partisë së tij. Deri tani si shpërblim për këto vota shqiptarët nga Zaevi kanë fituar vetëm dy deputetë (70 mijë vota sjellin së paku 8 deputetë) dhe një ministër kukull (pa resor). Kjo ka revoltuar përkrahësit shqiptarë të LSDM-së, raporton Almakos.
“LR-PDSH edhe RDK me nga një autobus votues morën ministra edhe shumë pozita në qeveri, kurse LSDM me 70 mijë vota shqiptare asnjë zv/ministër apo sekretar shtetëror shqiptar. Kjo është paradoks që shqiptarët nuk do të ja falin Zaevit”, thotë një përkrahës i revoltuar i LSDM-së. Funksionari i lart shqiptar i LSDM thotë se pritet që së shpejti shqiptarët te marrin masa revolte ndaj kesaj duke mos përjashtuar mosvotim terheqje te deputëvëve, etj./Almakos