Qendra për zhvillimin e biznesit – UEJL, organizoi trajnim 4 ditorë, për të punësuarit e kompanisë Dauti Komerc – trajnim, ky i cili u organizua në kuadër të projektit që Qendra për zhvillimin e biznesit -UEJL, e realizon me kompaninë Dauti Komerc dhe që i njëjti përkrahet nga ana e bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim- BERZH. Në këtë projekt, përpos konsultantëve lokal Doc. Dr. Jusuf Zeqiri -profesor në fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë dhe z. Lumni Ajvazit – drejtor i QZHB-së, u angazhua edhe eksperti gjerman, z. Norbert M. Marx, i cili posedon një përvojë të bujshme në lëmin e konsultimeve dhe trajnimeve.
Sot,më 13 qershor,përfunduan aktivitetet, njofon Dr.Jusuf Zeqiri në rrjetin social “Facebook ”
Almakos.com