13 June
Kryeministri Zoran Zaev dhe ish-drejtori i Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim Zoran Verushevski sot dëshmuan në Prokurorinë Publike speciale në lidhje me rastin “Target”. Kryeministri Zaev tha se ishte ftuar si dëshmitar i dëmtuar në rastin e bisedave të përgjuara të paligjshme. Ai tha se do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për të mundësuar që Specialja deri në fund ta përmbushë obligimin e vet. Lidhur me vendimin e Këshillit të Prokurorëve, i cili i dha një opinion pozitiv për ndërrimin e Marko Zvërlevskit, Zaev njoftoi se pasardhësi i tij, Prokurori i ri i Përgjithshëm Republikan do të jetë një ekspert, i pavarur nga politika, në drejtësinë e të cilit do të besojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë.